Ca VIP-a të tjerë do t’i bashkohen personazheve të këtij edicioni të “Big Brother VIP” mbrëmjen e sotme.
Bëhet fjalë për Ledri Vulën dhe Yll Limanin, siç tregon “lajmi.net”. Megjithatë, ende nuk e dimë nëse dy djemtë simpatikë do të jenë banorët e rinj të këtij reality show, apo thjesht do të shkojnë si mysafirë.
Madje, publiku pret që ata të performojnë edhe disa prej hiteve të tyre, për të na transmetuar emocione të bukura në ekran.
Të dy djemtë i janë përkushtuar kokë e këmbë karrierës së tyre muzikore, ndërsa Ledri po shijon gjithashtu prindërimin.
Ai dhe partnerja, Sara Hoxha, sollën në jetë vogëlushen Poem Blu, që është një ndër bebushat më të famshëm të Instagram-it në Shqipëri.
Pikërisht për faktin që Ledri po rrit një fëmijë jashtë, që ka nevojë për të, fansat besojnë se kjo e sotmja në “Big Brother” do të jetë thjesht një vizitë dhe jo qëndrim si banorë.
Megjithatë, nata e gjatë sjell shumë surpriza dhe ende nuk dimë asgjë me siguri të plotë.
Dimë t’ju themi të uleni para ekranit dhe të shijoni spektaklin ku do të bëhen pjesë edhe dy çunat nga Kosova, që kanë rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo janë.