Gjatë spektaklit të fundit të ‘Big brother Vip’ , dy ditë më parë ka qenë i ftuar edhe reperi i njohur Ledri Vula.
Ai kishte vendosur të surprizonte dy miqtë e tij Dj Dagz dhe Dj PM dhe më pas takoi edhe banorët e tjerë. Duke biseduar ai tregoi se publiku po i ndjek jashtëzakonisht shumë dhe njerëzit janë afeksionuar me ta. Në rrjet po përflitet se Ledri kishte futur në shtëpi një letër për Borën dhe Donaldin. Ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj ajo e cila menjëherë pas spektaklit ka gjetur një letër në oborr. Shumë shprehen në komente se kjo letër hyri nga Ledri.