Kur duhet edhe 1 javë nga 11 dhjetori, kur Sali Berisha ka paralajmëruar se do të mbajë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në stadiumin ‘Air Albania’, për analistin Ben Andoni ky Kuvend do të jetë thjesht miting.
Sipas tij të 2 protagonistët e kësaj përplasjeje, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, duhet të largohen.
“Z. Berisha ka qenë mbi 50% vendimtar në vendimmarrjen e PD. Ndërkohë që z. Basha arriti të merrte strukturat e partisë. Dhe jemi sot, me një Parti Demokratike që ka humbur identitetin. Ju e patë që Berisha nga qendra e djathtë e bëri PD-në konservatore. Nuk bëhet me urdhër kjo punë. Çfarëdo që të ndodhë në këto 2 kuvendit përplasja do të vazhdojë. Do të fillojnë të merren me procedurat. Duhet të largohen që të 2 sepse asnjëri nuk mund ta nxjerrë PD-në nga kjo situatë”, tha ndër të tjera Ben Andoni në intervistën dhënë gazetarit Andi Kapxhiu në Report Tv.
Partinë Demokratike e ndajnë vetëm 7 ditë nga mbajta e Kuvendit të iniciuar nga Berisha dhe vetëm 1 javë më vonë do të mbahet ai i 18 dhjetorit i thirrur nga Lulzim Basha.