Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas “Foltores” së Berishës në Tropojë. Ai thotë se ish-kryeministri është në këtë betejë për hallet personale, jo për hallin e demokratëve.
“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata.
Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD.
Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, shkruan Basha në Twitter.