Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është kapur mat nga kamerat teksa ‘spiunon’ telefononin e nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku.
Teksa ndodhej i ulur në sallën e Pallatit të Kongreseve, Basha kthen sytë nga celulari i Tabakut, gjë që habit edhe vetë këtë të fundit.
Tabaku ngre kokën me habi, por më pas nis t’ia tregojë vetë kryedemokratit ato që po shikonte në celular.