Trajneri i Italisë, Roberto Mancini foli mbi suksesin në Kampionatin Evropian dhe rrugëtimin e vështirë të axurrëve drejt Kupës së Botës në Katar: “Ishte madhështore ajo që bëmë në Evropian. Ne kishim nevojë për pak vuajtje dhe ia dolëm…

Përqafimi mes meje dhe Gianluca përfaqësonte të gjithë italianët, duke qenë se vinim nga një kohë shumë e vështirë. Krijuam një grup të mirë, çka është baza e fitoreve në sportet ekipore. Duhet edhe pak fat në sport, por kishte edhe një alkimi të jashtëzakonshme që ishte gjetur që në momentin e parë”.