Maqedonia e Veriut ka regjistruar 419 raste të reja me koronavirus dhe tetë viktima gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 218.194, ndërsa numri i vdekjeve në 7.688.
Vendi po ashtu ka regjistruar 211 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 204.685 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.821.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.491.973 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.285 teste të kryera brenda ditës së fundit.