Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se nuk do të ketë asnjë referendum në 18 dhjetor për shkarkimin e kryetarit Basha nga shpikje të paligjëruara që nuk kanë lidhje me PD.
Sipas Zhupës, më 18 dhjetor do të mbahet vetëm Kuvendi më i madh i demokratëve, për të cilin tha se 5270 delegatë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
“Nuk ka asnjë referendum, të gjitha janë shpikje të paligjëruara që nuk kanë lidhje me PD dhe institucionet e saj. Më 18 dhjetor është i vetmi Kuvend i ndërmarrë nga Kryesia që po organizohet nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratëve. Unë vetë kam lexuar konfirmimin e 5270 delegatëve për Kuvendin e datës 18 dhjetor dhe jam e bindur se atje do të jenë delegatë, simpatizantë dhe militantë, ku do të flitet dhe për platformën sesi PD do t’u afrohet më shumë qytetarëve dhe për të ardhur sa më shpejt në pushtet”, tha Ina Zhupa