Për shumë prej nesh dhuratat e Krishtlindjeve janë një kënaqësi e veçantë, por nuk është kështu kur personi që e merr dhuratën është vet Mbretëresha e Anglisë.
Megjithatë Meghan Markle goditi në shenjë me dhuratën e saj të parë për gjyshen e tashmë bashkëshortit të saj Princ Harry.
Gjatë kohës kur ishin ende të fejuar me Harry-n, Meghan duhej të gjente dhuratë për Madhërinë e saj dhe jo vetëm që iu përmbajt rregullit që dhuratat mbretërore duhet të jenë të lira, por dhurata e saj kënaqi jo vetëm mbretëreshën, por edhe qentë e saj.
U raportua se Meghan i bleu Mbretëreshës një lloj brejtësi që këndonte, gjë që bëri që monarkja të shpërthejë në të qeshura, duke thënë: “Mund t’u bëjë shoqëri qenve të mi”.
Ndërkohë, Meghan jo vetëm që i bëri përshtypje mbretëreshës gjatë Krishtlindjeve të saj të para në Sandringham, ajo i bëri përshtypje edhe kunatit të saj të ardhshëm, Princit Ëilliam, me zgjedhjet e saj të dhuratave.
Sipas biografisë Finding Freedom, ajo goditi edhe me dhuratën e tij – një lugë me fjalët “Vrasës i drithërave”.
“Sfida më e madhe e Meghan ishte gjetja e dhuratave perfekte të reja për të argëtuar familjen e saj të re të gjerë. Të paktën një nga dhuratat e saj ishte një sukses i madh – një lugë për Uilliam që kishte shkrimin “vrasës i drithërave”, shkruajnë autorët.