Shqipëria dhe Izraeli do të nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Në vijim të vizitës së tij disa ditore në Izrael, ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, u prit në një takim zyrtar nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit, z. Benjamin Gantz, me të cilin diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë.
Ministri Peleshi bëri një përshkrim të përgjithshëm të synimeve që ka vendi ynë për të ndërtuar dhe çuar në një nivel konkurrues kapacitetet në fushën e inovacionit teknologjik, duke ndjekur edhe modelin e Izraelit, si një nga pesë vendet lider të botë në këtë aspekt.
Gjatë takimit, z.Peleshi shprehu vlerësimin e tij për Izraelin si një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s në rajonin MENA (Middle East and Northern Africa) si edhe për politikën konstruktive të ndjekur në Forumin e Dialogut të Mesdheut.
Ministri Peleshi falenderoi homologun Gantz për vendimin historik të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Shteti i Izraelit, që u pasua edhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadave përkatëse.
Home Lajme Aktualitet Ministri Peleshi takon homologun tij Gantz, Shqipëria dhe Izraeli së shpejti marrëveshje...