Venezia-Juve ka qenë një ndeshje e luftuar deri në fund, me Morata-n që ka kaluar në avantazh bardhezinjtë në pjesën e parë pas dëmtimit të Dybala dhe Aramu që ka barazuar në fillimin e së dytës.

Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për arbitrin Valeri-n, i cili ka qenë protagonist i një episodi në pjesën e fundit të ndeshjes.

Morata është rrëzuar në zonën e rreptësisë dhe ka kërkuar penallti, por arbitri i ndeshjes ka bërë shenjë që loja të vazhdojë dhe ka bërtitur drejt numri 9 të Juventus-it: “Nuk është penallti, nuk është penallti”.

Fjalët janë kapur qartë nga telekamerat.