Reshjet e dendura që kanë rënë gjatë ditës së sotme e kanë bërë shqetësuese situatën në urën e Mifolit, ndërsa prurjet sa vjen dhe rriten.
Raportohet se të rrezikuara janë tetë familje që i kanë banesat pranë lumit.
Sipas kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli banorët janë njoftuar për evakuim të tyre dhe gjësë së gjallë, pavarësisht argjinaturës së ndërtuar.
Sipas Lelit faji qëndron tek ndërtimi i shtëpive në këtë zonë lumore, ndaj tani nuk mbetet gjë tjetër veçse banorët duhet të tregohen të përgjegjshëm e të largohen.
Ndërkohë një banor thotë se shkak i përmbytjeve është ura e ndërtuar në autostradë.