Napoli ka fituar 3-2 ndeshjen e çmendur me Leicester dhe ka siguruar një vend në 1/16-at e Europa League.

Pas avantazhit të dyfishtë me Ounas (4′) dhe Elmas (24′), italianët janë kapur nga anglezët në harkun e gjashtë minutave, pas dy golave të shpejtë të Evans (27′) dhe Deësbury-Hall (33′). Ka qenë Elmas që i ka dhuruar fitoren Rrahmanit me shokë me golin e shënuar në minutën e 53-të.

Leicester kalon në 1/16-at e Conference League.

Lajmi i vetëm i keq për Napoli-n ka qenë dëmtimi i pësuar nga Lozano në fundin e pjesës së parë. Meksikani ka humbur një dhëmb pas një përplasje të fortë me një kundërshtar dhe është larguar nga stadiumi me ambulancë. Frika është që lojtari të ketë thyer hundën.

Feston edhe Roma. Kumbulla me shokë kanë mundur 3-2 CSKA-në e Sofjes në transfertë dhe kanë fituar Grupin C të Conference League.

Abraham (15′, 53′) dhe Mayoral (34′) kanë shënuar për skuadrën e Mourinho-s. Catakovic (75′) dhe Wildschut (93′) kanë realizuar golat e vendasve. Roma është skuadra e dytë italianë që shënon të paktën 1 gol në 20 ndeshje radhazi të luajtura në kompeticionet europiane, pas Juventus-it (21 mes 1996 dhe 1997).