Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot Imzot Arjan Dodajn, me rastin e emërimit si Arqipeshkëv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës.

“Me rastin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj si Arqipeshkëv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, i uroj punë të mbarë në misionin e tij fisnik, në shërbim të besimtarëve katolikë si edhe të gjithë qytetarëve”, u shpreh Nikolla.

Ajo shprehu bindjen se Imzot Arjan Dodaj, me ndihmën e Zotit dhe përkushtimin ndaj besimtarëve do të bëhet veçanërisht i dobishëm e përdëllimtar për besimtarët dhe të gjithë njerëzit, në këto kohë të vështira pandemike.