Instagram po vjen me një update të ri që do na njoftojë se kur do jetë koha që të shkëputemi nga ai. Opsioni ‘Take a Break’ u prezantua në muajin shtator mirëpo do jetë në përdorim nga tani e tutje. Kjo bëhet për të inkurajuar përdoruesit që të bëjnë një pushim të shkurtër, ndërsa kompania lufton me akuzat se shumë kohë e kaluar në rrjetet e saj sociale dëmton mirëqenien mendore të adoleshentëve.

Vendet të cilat do ta përdorin të parat janë: SHBA, Britani, Kanada dhe Australi. Për ta aktivizuar këtë opsion, duhet të shkoni te “Settings” mund ta aktivizoni duke e bërë “on” dhe më tej zgjidhni një nga opsionet. Mund të vendosni vetë që Instagrami t’ju kujtojë pas 10, 20 ose 30 minutash.

Instagram njoftoi në nëntor se kishte filluar testimin e veçorisë “ take-a-break”. Kompania nuk publikoi asnjë statistikë se sa përqind e njerëzve largohen nga aplikacioni pasi t’iu jetë tërhequr vëmendja, por tha që sapo adoleshentët të aktivizojnë funksionin, më shumë se 90% e mbajnë atë të ndezur.

/News31