Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi dhe nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj janë përfshirë në debat të ashpër lidhur me njëri-tjetrin. Gjatë një debati në emisionin “Opinion”, teksa kanë diskutuar për situatën në PD. Bylykbashi tha se tashmë PD është në krizë dhe se Basha dhe strukturat janë shkarkuar nga funksionet në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ndërkohë, Alibeaj pretendon të kundërtën duke përmendur raportin mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe SHBA.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Bylykbashi: Nëse nuk ka krizë në PD, më mirë po iki në Durrës.
Alibeaj: Po, ik tani. Të thuash që nuk ka krizë në PD, është si të thuash se nuk shikon elefantin në mes të dhomës. Kush nuk e sheh është në atë fazën që thotë o zot bëje ëndërr këtë histori. Kriza është e fortë e cila vjen nga një vendim i Bashës i programua herët, për arsye që i di Basha. Një kryetar partia është aty për të udhëhequr dhjetëra mijëra anëtarë. Enkelejd ti bëj avokatin e kësaj klishje.
Alibeaj: Klishen do e shikojmë.
Bylykbashi: Të respektojmë njëri-tjetrin. Kush nuk e sheh krizën do të thotë që ka probleme me perceptimin. Ajo që kemi sot është një problem i madh. Lulzim Basha masakroi PD të paktën që nga viti 2017 deri këtu ku jemi. Gjuha që po përdor që po helmon partinë, është e pafalshme. Skenari është i thjeshtë. Basha është zgjedhur në krye të PD në qershor, ka ndodhur manipulim në vota. Kuvendi i korrikut që ka bërë ndryshime në statu, i cili ka shkuar sot në gjykatë që të regjistrohet, është turp. Kuvendi është mbledhur janë verifikuar firmat të gjitha, është verifikuar kuorumi në mënyrë reale. Është normale që nuk e njeh Basha. I intereson që PD ta ketë një dyqan të vogël me qepen dhe me logon e PD. Kuvendi i 11 dhjetorit ka anuluar 18 dhjetori, dhe ai Kuvend është i paligjshëm. Ne kemi dhënë mundësinë fraksion, ta mbaj zyrën për fraksion.