Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar foton e publikuar së fundmi ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha krah ish-diktatorit Enver Hoxha.

Sipas Dumës, kjo foto nuk ka asgjë për t’u linçuar publikisht teksa shton se në atë kohë ka qenë arritje profesionale të ishe mjek në zonën e “Bllokut”.

Gjatë emisionit “Kjo Javë”, nënkryetarja demokrate komenton dhe deklaratat e dhëna nga ish-kryeministri Berisha. Sipas saj, nuk mund të thuash që nuk ke frymë komuniste nëse ka qenë pjesë e stafit të Enver Hoxhës.

“Nuk shoh asgjë tek kjo foto. 80% e shqiptarëve kanë jetuar nën sistemin komunist dhe kanë bërë profesionin e tyre.

Nuk e ka fshehur ndonjë herë që ka studiuar në Francë. Ishte ambicioz, luftojnë me çdo forcë për të realizuar ëndrrën e tyre.

Mendoj që një pjesë të betimit të hipokratit duhet ta mbante dhe në politikë. Do doja ta shihja Berishën të fliste si një mjek për sistemin shëndetësor.

Arriti që të shërbejë në bllok. Nuk shoh asgjë diçka këtu për t’u linçuar. Nëse ke qenë pjesë e stafit të Enverit nuk duhet të mohosh kurrë që nuk ke frymë komuniste.

Mund t’i thuash që koha ka ardhur për një brez tjetër” – tha Duma.