Gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big brother Vip” hyri Romeo i cili takoi vëllain e tij binjak Donaldin dhe për pak çaste e zëvendësoi atë mes banorëve.
Takimi mes dy vëllezërve ishte shumë emocionues dhe Romeo i dha disa mesazhe Donaldit. Si fillim ai i tha që të mos e vriste mendjen për asgjë por të bënte atë që ndjen.
Ai gjithashtu në një moment u shpreh: -“U munduan të të vinin me shpatulla pas murit por ti prap heshte, nuk tregove asgjë. U tregove burrë, për këtë të jap dorën”, duke lënë të nënkuptuar se ju referua historisë së tij me Borën.
Si duket ka ardhur edhe një reagim nga Bora. Kjo e fundit ka postuar një foto në Instastorynjë foto ku duket e kuruar deri në detaj dhe e veshur në mënyrë shumë elegante në studion e “Përputhen”.
Kështu Bora i tregoi të gjithëve se pavarësisht zhurmës në rrjet ajo vazhdon me rutinën e saj pa bërë asnjë koment për situatën.