Kompania farmaceutike Pfizer, ka thënë se një dozë përforcuese e vaksinave të prodhuara prej tyre, mund të jetë efikase ndaj variantit të ri Omicron.
Në një komunikatë zyrtare, ata kanë thënë se tre doza të vaksinës, krijojnë antitrupat e nevojshme ndaj këtij varianti. Ata pretendojnë, se kanë kryer një studim që vërteton këtë teori.
Sakaq, OBSH ka thënë se kompanitë e vaksinave duhet të punojnë për gjetjen e një doze të re, që do i bënte ballë Omicron.
Sipas ekspertëve, ku variant është cilësuar si më i rrezikshmi dhe gjasat janë që të shpërndahet në të gjithë botën.