Armët nuk janë rruga e zgjidhjes, theksoi sot papa Françesku gjatë një apeli për paqe për Ukrainën.
”Kërkoj një dialog serioz për zgjidhjen e çështjes ukrainase”, shtoi papa Françesku ndërkohë që shpresonte se ”Krishtlindjet do të sjellin paqe në vend”.
”Statistikat për tregtinë e rritur të armëve më dhembin shumë”, shtoi ai.
Papa Françesku u lut edhe për viktimat e tornadove në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
”Një përshëndetje kam edhe për amerikanët që janë në këtë shesh, të cilët festojnë Zonjën e Guadalupes”, tha papa Françesku.