Në ditën e parë të dhjetorit vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje të izoluara në gjithë territorin. Vranësirat do të intesifikohen në mbrëmje duke sjellë shtim të reshjeve dhe erë të fortë.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime gjatë ditës. Në mbrëmje do të ketë përkeqësim të kushteve atmosferike duke bërë që të rikthehen reshjet. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga -4°C në 07°C.