Nga Ylli Pata
Kur Sali Berisha shpalli largimin nga kreu i PD-së si pasojë e humbjes së vitit 2013, ky largim ka qenë një refren i një arme politike për t’ju kundërvënë Edi Ramës e mazhorancës aktuale.
Mirëpo, kësaj teze i është kundërvënë pikërisht argumenti se Sali Berisha nuk e ka dhënë dorëheqjen realisht nga PD, pasi jo vetëm ka influencë vendimarrëse, por nuk mund të merret asnjë hap pa OK e doktorit.
Mbështetja për këtë argument u vu re menjëherë që pas zgjedhjeve të viit 2013, kur Sali Berisha ishte realisht ideatori e udhëheqësi i grupit parlamentar të PD-së. Por me kalimin e kohës u pa që Lulzim Basha ishte thjesht një kryetar formal.
Asnjëherë nuk e pranuan përkrahësit e Berishës në media, qoftë politikë e qoftë mediatikë.
Për ironi të fatit, një grup mbështetësish të fortë të Lulzim Bashës në betejën e tij me Berishën, kanë qenë përballë polemikës që mbronte argumentin se Sali Berisha është kryetar real i PD-së.
E sot këta personazhe, duke nisur me Gjekmarkaj e përfunduar me Zekthin e Mërtirin janë shënjestra më e egër e sulmeve të berishistëve.
Por jo vetëm; më keq se kaq janë shqytarët e Ilir Metës që sulmojnë Lulzim Bashën, Gazmend Bardhin e njerëzit pranë tyre. E nisin një rrëfënjë që në 17 majin e 2017-s, kur realisht Lulzim Basha pati shansin të shkëputej prej çiftit të dinosaurve, por që më pas u pendua.
Megjithatë, ky argument është objekt i një analize tjetër. Baza e gjithë propagandën e berishistëve të sotëm ishte se ai ka ikur. Porn ë një ditë të bukur, kur SHBA damkosi njeriun që ata mbështesnin, e rrëzuan këtë fabul dhe nisën sulmin ndaj Lulzim Bashës.
Sot ata sjellin pa ju dridhur qerpiku një riciklim të një fosileje reale politike, i cili është larguar, është zbuar, ëstë ndëshkuar jo si person, por edhe si familje, e megjithatë kërkojnë riciklimin.
Por si mund te ketë logjikë ky riciklim, kur nuk ka asnjë shtyllë politike që e mban në këmbë, asnjë. E vetmja armë e Sali Berishës është invluenca e tij në ca njerëz që kanë simpatinë apo kanë lidhje fisnore, tribale apo edhe klienteliste.
E gjitha kjo nuk ka aspak lidhje me politikën: Sali Berisha, nuk përfaqëson asgjë jo më sot, por ka qenë një peng jo o PD-së, por gjithë elektorarit të së djathtës në vend. Nëse Berisha flet për bashën si peng, i vetmi i tillë është ai në politikë. Porn ë media, pengje janë pikërisht ata që kërkojnë të rikthejnë në shekullin e 21, fosilet e jurasikut të politikës shqiptare…