Ajo është konsideruar si banorja më pozitive dhe e qeshur në këtë edicion të “Big Brother VIP”. Të gjithë e kuptuat se është fjala për Beniada Nishanin, e cila në çdo moment sjell energji pozitive brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ditët e fundit, modelja seksi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se disa video ku shfaqet ajo, janë bërë shumë virale në rrjet.
Tashmë ju e dini që Beniada jeton në Itali dhe jo vetëm ka probleme me shqipen por edhe me memorizimin e të gjithë emrave të personazheve publike dhe artistëve.
Pak ditë më parë teksa bisedonte me Meridianin ajo po fliste për artistët e saj të preferuar . “Sa më pëlqen Betrini, Betrunti, Bentrinti!”, tha ajo derisa në fund ia gjeti emrin: Butrinti. Videoja u bë virale dhe shkaktoi shumë të qeshura te njerëzit, madje edhe vetë këngëtari i njohur reagoi me pozitivitet në rrjetet e tij sociale.
Por, ajo që na shpëtoi është se modelja flet edhe për një artist tjetër që e pëlqen shumë. “Më pëlqen edhe ai këngëtari, që merret me HipHop. Erzi, Nerzi…ai ezmeri si e ka?”, dëgjohet të thotë, derisa një prej banorëve thotë: “Noizy”.