Vetëm pak minuta pasi Sali Berisha me mbështetësit e tij shqelmuan dyert e Partisë Demokratike, nga ku ish-kryetari mbajti një konferencë për shtyp ka reaguar edhe Lulzim Basha. Në një konferencë për shtyp, Basha tha se Berisha në dëshpërim se po zbrazet në selinë e PD-së me njerëz të krimit e familjarë të tij.

‘Ndërkohë që jemi të fokusuar tek problemi i aferës së inceneratorëve. Sali berisha vazhdon që të jetë një tub oksigjeni që mban qeverinë. Është bërë pengesë edhe për hetimin e inceneratorëve. Në vend të merremi me vjedhjen e shekullit, e të shohim në pranga të gjithë ata anëtarë të kabinetit, prej Sali Berishës sot po merremi prap me Sali Berishën. Nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizje falco e personale po zbrazet në dyert e PD-së i shoqëruar nga njerëz me precedentë penalë. Në praninë e një familjari të tij, Fatjon Dautaj i skeduar dhe i kërkuar nga policia, shkelmoi dyert. Informacioni do ti paraqitet zyrës britanike. Hyrja e dhunshme në zyra ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës. PD i ka të gjitha mundësitë të mbrojte integritetin e institucionit nëse dikush mund ta I kërkojmë prokurorisë ta arrestojë.’- tha Basha.