Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi mbrëmjen e sotme se deri më tani, janë evakuuar rreth 30 familje.
Në deklaratën për mediet nga Ura e Mifolit, i shoqëruar edhe nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ministri Peleshi tha se janë në terren me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në zonën e prekur nga dalja e Vjosës prej shtratit të saj, si pasojë e reshjeve.
Peleshi tha se për fat të mirë, nga argjinaturat e instaluara nga efektivët e FA, janë parandaluar përmbytjet e mijëra ha tokë.
Ai theksoi se në Urën e Mifolit, uji ka rënë me afro 15 cm, e pritet që deri nesër, duke qenë se nuk ka parashikime për shira, uji të ulet deri në masën 1 metër.
” Është një fryrje e ujrave të lumit të Vjosës i cili ka shkaktuar përmbytje disa qindra hektarë në zonën e Fierit dhe të Vlorës por le të themi që është shmangur më e keqja krahasuar me skenarët e viteve të kaluara ku prurjet nuk kanë qenë në këto nivele, flasim për disa qindra hektarë të përmbytura jo disa mijëra siç ka qenë fundi i vitit 2017 dhe fillimi i vitit 2018 në këtë zonë ku disa mijëra hektarë u përmbytën deri poshtë në Darzez. Kjo për disa arsye nuk është momenti për të bërë bilance suksesesh por dua thjesht të falenderoj së pari të gjithë forcat e bashkive, Policinë e Shtetit, Emergjencat Civile në të gjitha nivelet, prefektët ku funksionojnë shtabet kanë qenë në krye të punës prej disa ditësh ne kemi protir përshkallëzim të situatës e kemi lajmëruar dhe komunikuar publikisht siç e dini dhe institucionalisht kemi ngritur strukturat kemi ngritur gadishmërinë edhe FA, kam këtu komandantin e batalionit të poshnjes i cili ka qenë me 75 trupa edhe me mjete të shumta gjatë gjithë ditës me betejen le te themi me pasojat e përmbytjes. Rreth 30 familje janë evakuar për të shmangur çdo lloj dëmi, këto raste emergjencash kemi të parin jetën e njeriut pastaj pasurin gjën e gjallë kemi bërë maksimumin nuk kemi bilance dramatike i kemi shmangur ato. 2 investime që janë bërë vitet e fundit dua t’i përmënd janë 2 argjinatura në krahun tim të majtë nga zona e vlorës në fshatin Fitore argjinatura e fitores e quajm dhe në krahun e djathtë argjinatura e Cerbenit. Pa ato argjenatura me këtë nivel të prurjeve të ujit që kanë qenë më të larta se prurjet e vitit 2017 ne do kishim disa mijëra hektarë tokë të përmbytura”, deklaroi ministri.
Ai theksoi se uji po tërhiqet hidrovorët janë të gjithë në punë ne jemi natyrisht në gadishmëri pavarsisht parashikimeve të motit jemi në gadishmëri për të vepruar në kohë për çdo situatë që mund të krijohet.
Sa i përket situatës në akset rrugore, ministri tha se deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar, megjithatë strukturat e ngritura janë në gatishmëri për monitorimin e situatës.