Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat ka treguar se vendi do të preket nga reshje me intensitet mesatar në 3 ditët e ardhshme.

Ai thotë se jemi në stinë përmbytjesh, mirëpo sipas ministrit, të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të reaguar në kohë dhe për të mbajtur nën kontroll situatën.

“Dy – tre ditët e ardhshme presim intensitet mesatar në pjesën veriore dhe jugperëndimore të vendit. Në veri është kaskada e Drinit e cila kur reshjet vazhdojnë gjatë edhe kur ujërat arrijnë vlerën maksimale të liqeneve ato kërcënojnë dhe rrezikojnë përmbytje të mëdha. Në jugperëndim kemi lumin e Vjosës , është një lumë i egër në raste të reshjeve të mëdha rrezikon të dalë nga shtrati. Sot kemi nivele me rezerve në kaskadën e Drinit , në liqenin e Fierzës është pothuajse 25 metra nën nivelin e pikut, ka rezerva për disa ditë reshje, se çfarë do ndodhë më vonë ne do të jemi në komunikim. Këto 2 – 3 ditë nuk do të kemi përmbytje të shtuara për shkak të shkarkimeve të detyruara siç ndodh në disa raste.