Duket se shumica prej banorëve janë të revoltuar nga strategjia e lojës së Ilirit dhe mbrëmjen e djeshme e kanë komentuar gjatë.

Einxhel Shkira e ka akuzuar Iliri Shaqirin se vetëm për vëmendje dhe për efekt të lojës tregoi në publik ngjarje personale që i përkisnin të shkuarës.

“Ai për lojë riktheu një histori që nuk i përket fare fazës së tanishme të jetës së tij. Imagjino që kur njeriu arrin të tregojë gruan dhe dashnoren për lojë…”, tha ajo duke rikujtuar faktin se Iliri ka bërë publike tradhtinë e tij.

Më pas, moderatorja e njohur shtoi se vetëm për protagonizëm në lojë ai nuk “kurseu” në këtë histori as vajzën e tij, së cilës iu desh që të mësonte tradhtinë e babait të saj nëpërmjet ekranit.

“Imagjino, vajza e saj nuk e dinte këtë histori dhe mund ta ketë mësuar teksa e ka parë nga televizori”, tha ajo, deklaratë e cila iu aprovua edhe nga Arbëri