Këngëtarja e njohur Enca ka zbuluar se një personazh i famshëm i ka shkruar, por më pas e ka fshirë mesazhin. Kjo nuk i ka pëlqyer Encës, e cila e ka ironizuar në rrjete sociale.

“Njerëzit (sidomos personazhet publike) ngjajnë shumë qesharakë kur e bëjnë këtë gjënë. Ti mund t’i fshish mesazhet, por jo screenshotet e mia”, ka shkruar ajo.

Më tej këngëtarja ka shtuar: Sot do bëhem e mirë dhe nuk do e tregoj emrin, pooor herë tjetër kur më shprehni dashurinë/ pëlqimin/ pendimin- mos e bëni unsend. Sidomos ju me tick blu. Më jepni kohë ta lexoj dhe t’ju kthej.