Nga Fatos Hoxha/
Ndërsa ndoqa në media Kuvendin e Berishës me mbështetësit,të organizuar në Air Albania, më ka mbetur në mëndje ky pasazh nga fjala e tij:
“…Ftoj zyrtarët e DASH të rishikojnë vendimin e tyre, sepse arroganca e gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë.
Ju garantoj ju se do vazhdoj i palëkundur misionin për të përmbysur narkoshtetin”.
Për shkak se DASH-i nuk ka gjasë të “ rishikojë vendimin” dhe Berisha do “vazhdojë i palëkundur” në linjën e tij , gojët e “ liga”, kanë hapur lajmin se Saliu, më 22 Mars, ditën e caktuar për Kuvendin e tij, i shpall luftë të armatosur SHBA.
Për këtë ceshtje, Komisioni i rithemelimit, ka marrë detyrë të vecantë, ndër të tjera ,të përgatisë dhe planin e luftimit për këtë qëllim.
E vetmja dilemë është, se kushedi fitojnë luftën me Amerikën dhe hajt ti mbash me bukë Ata pastaj…