Nga Spartak Ngjela
Filluan arrestimet e ministrave për korrupsion.
U arrestua ish ministri i Partisë Socialiste, Lefter Koka.
Është trembur shumë Saliu. E quan “kokë turku” Lefter Kokën, në një kohë që, denoncimin për çështjen për të cilën është akuzuar Lefter Koka, e ka bërë Partia Demokratike para shtatë muajsh. Domethënë me një denoncim të ushtruar nga Sali Berisha.
Kuptohet, Saliu është në tension mendor…
Ka frikë.
Por, procesi do të vijojë. Janë shumë të korruptuar në qarqet e larta të politikës, në të dy krahët e saj. Goditja e tyre është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Prisni dhe shikoni: procesi filloi.