Trafiku i rënduar në zonën e Astirit është bërë i përditshëm, teksa shoferëve u duhet të presin deri me orë të tëra për të përshkuar këtë rrugë.
Për shkak të punimeve në këtë zonë, ka devijim të lëvizjes që e rëndon edhe më shumë trafikun. Policia rrugore njofton se do të ketë ngushtim të korsive në Unazën e Re, që do të sjellë ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë
Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, ndërsa këshillohet të përdorin rrugë të tjera alternative për të hyrë në Tiranë.