Kryeministri Edi Rama ka vizituar nga afër gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Universitetin Shtetëror të Miçiganit.
Rama theksoi se ky është një nga universitetet më prestigjioze amerikane dhe me programe e projekte të përbashkëta, do i mundësojmë të rejave dhe të rinjve shqiptar studime të nivelit të lartë. Ai tha se ky universitet është i specializuar më së shumti në sektorin bujqësor, megjithatë, sipas tij, ndihmesa që ato mund të japin është shumëfaqëshe.
“Ishte vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit, për të krijuar një lidhje mes universitetit të famshëm të SHBA-ve dhe universitetit tonë të Bujqësisë e jo vetëm. Këtu jam me profesorin që koordinon këtë proces. Pasi kemi firmosur një marrëveshje, ne presim që në fillim të vitit të ardhshëm të kemi në vizitë pune për t’i dhënë forcë të re universitetit Bujqësor. E duke i dhënë mundësi studentëve tanë që të qëndrojnë këtu”, tha Rama.