Puntatën e mbrëmshme LIVE në Big Brother Vip në Top Channel, publiku shqiptar votoi më të preferuarin.
Dhe sërish ai ishte Iliri, i cili falenderoi të gjithë ata që e kishin votuar.
Kjo ishte hera e disatë që Iliri zgjidhet i preferuari i publikut kështu që nuk pati shumë të habitur.
Por ai që e ka pritur më mirë këtë rezultat ishte miku i tij Sabiani, i cili la shtëpinë të premten.
Teksa kamerat u fokusuan tek ai, atë nuk e mbante vendi, duke u gëzuar madje më shumë se Iliri.