Donald, Bora dhe Beatriks, këto janë tre emrat më të lakuar në median rozë e më gjerë gjatë këtyre ditëve.

Shkak u bë lidhja e Donaldit me konkurenten tjetër të Big Brother Vip, Betariks.

Pas reagimeve të mediave dhe publikut mbi situatën e krijuar ka ardhur më në fund edhe prononcimi i Bora Zemanit.

Kjo e fundit ka reaguar përmes një teksti të hedhur në story ku i kërkon publikut që të mos gjykojnë dhe kryqëzojnë Donaldin për zgjedhjen e bërë sepse tek e fundit edhe ai njeri është.

Reagimi i plotë i Bora Zemanit:

Ju lutem qetësohuni!

Edhe Donaldi është njeri . Edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij.

Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni.

As unë nuk po e bëj. (Lexo.al)