Opinionistja e ‘Big Brother VIP’, Balina Bodinaku mungoi dy herë radhazi gjatë spektaklit të së martës edhe të së premtes. Ajo u zëvendësua nga gazetarja e njohur e aktualitetit Sonila Meço.

Këto dy spektakle rrjeti ka qenë ‘i nxehtë’ nga formimi i trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix dhe Balina e ka komentuar atë nëpërmjet Instagram Live apo Story.

Po ku ishte ajo?
Nga postimi i fundit duket se Balina ka pasur Covid-19.

Gjate Covidit, per te gjithe ju qe me pyesni, nuk mora asgje. Ose te pakten asgje qe nuk marr cdo dite tjeter te vitit, si pjese te kujdesit te perditshem per veten ( nje nga hobet e mia ?),- shkroi ajo.

Nuk ka munguar dhe komenti epik i një ndjekëse, e cila dyshon se Balina gjatë kësaj kohe ka bërë një ndërhyrje estetike.
Ajo i tha se duket sikur ka bërë hundën operacion, ndërsa Balina iu përgjigj me humor se e ka pasur fiksim gjithë jetën.

Kujtojmë se menjëherë pas mbrëmjes, Balina u shfaq në një video live në Instagram me ish-banoren, Sheila Haxhiraj. Balina u shpreh se nuk i pëlqeu aspak nata e djeshme dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan çështjen e Donaldit si një gjyq moralist.

Balina u shpreh se nuk iu duk aspak e drejtë që Arbri dhe Sonila i kërkuan llogari Donaldit, për një histori që tek e fundit ai e kishte mbyllur jashtë shtëpisë së Big Brother.