Lidhja mes Rita Orës dhe Taika Waititi po bëhet mjaft serioze dhe dyshja i kanë shumë të afërta planet për fejesë. Këngëtarja pritet t’i thotë “po” regjisorit gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
Është përfolur se regjisori nga Zelanda e Re, 46 vjeç, është gati t’i bëjë pyetjen 31-vjeçares, që thuhet se është e emocionuar nga planet e fejesës.
Rita udhëtoi për në Australi me regjisorin e “Thor” muajin e kaluar, ndërsa ata planifikojnë të kalojnë Krishtlindjet e tyre të para së bashku Down Under.
Dhe thuhet se çifti i lumtur do të ketë më shumë se vetëm periudhën festive për të festuar.
Sipas burimeve prindërit e këngëtares kanë dhënë edhe bekimin e tyre për Taika pas takimit me të në Londër. Një burim i tha The Sun:
“Rita dhe Taika janë shumë të dashuruar. Nga ajo që thotë Rita, ai është i vetmi për të. Disa njerëz mund ta shohin këtë si mjaft të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar.”
Ata e etiketuan Taika-n një prezencë “tokësore por argëtuese” në jetën e Ritës.
Dyshja u bë zyrtarisht një çift në fillim të këtij viti pasi ndezën thashethemet për lidhje në prill. Ata u takuan për herë të parë në shkurt ndërsa Rita ishte në Australi për të filmuar një sezon të “The Voice”.
Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në gusht teksa morën pjesë në premierën e LA të “The Suicide Squad”.