Pothuajse i gjithë rrjeti është kthyer kundër këngëtares Beatrix Ramosaj, për shkak të romancës së saj me Donaldin. Janë të shumtë njerëzit që e gjykojnë, sepse sipas tyre ajo ka ndërhyrë në marrëdhënien e aktorit me moderatoren Bora Zemani.

Beatrix ka marrë shumë kritika në rrjet, aq sa personi që i menaxhon Instagramin është detyruar të çaktivizojë komentet nga fotot e saj. Nisur nga kjo situatë ka reaguar e ëma e këngëtares, Antigonë Ramosaj.

Ajo ka shpërndarë në Instastory statusin e një faqeje që mbështet Beatrixin, ku mes të tjerash shkruhet:

“Zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojmë Trixën. Për çfarë? Për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…Mjaft gjykuam se kështu nuk do arrijmë askund!”