Sabiani dhe Beatrix kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin pas një deklarate që bëri këngëtari i njohur. Ai u shpreh se “kanë dalë në modë parazitët”. Sipas tij, disa hanë, rrinë, puthen e lëpihen.

Beatrix duket se u prek nga kjo gjë e nisi që t’i kërkonte shpjegimi Sabianit, por e ndaloi Donaldi, i cili ishte pranë saj.

Mbrëmë Trixa e ka pyetur Sabianin se pse i ka kthyer dhuratën mbrapsht, pse ka bërë një gjest të tillë.

Biseda:

Beatrix: Sabian mund të pyes diçka, pse ma ktheve shaminë?

Sabiani: Kë?

Beatrix: Shaminë, tani e mora vesh

Sabiani: A është e jotja?

Beatrix: Unë ty ta kam dhënë

Sabiani: Ma ke falë mua ti?

Beatrix: Po

Sabiani: Se dija

Beatrix: Të kam thënë

Sabiani: Po mua ma le. Kur e mori Sarah i thashë është e çupës