Sabiani u eliminua mbrwmjen e djeshme nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’ Ajo që u vu re gjatë largimit të Sabianit është fakti që ai nuk takoi një pjesë të madhe të banorëve, me të cilët duket se kishte pasur dhe hatërmbetje për shkak të situatave të fundit brenda shtëpisë. Sabiani nuk u përshëndet me DJ PM dhe Dagz, me Einxhel, Beatrix, Sarën apo Beniadën, ndërsa në studio i quajti ata hipokritë.
Një shembull për këtë mori faktin se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother kërkonin që Fifi të dilte jashtë, dhe në momentin që vendosej kënga e saj, bënin sipas tij sikur përloteshin.
Ai që e ndjeu padyshim më shumë largimin e tij, ishte Iliri i cili premtoi se do të luftonte edhe për të.
Kjo është hera e dytë që Sabiani eliminohet nga votat e publikut, herën e parë ai u bë sërish pjesë e shtëpisë me anë të biletës kthyese që mori në studio.