Nga Pajtim Bello
Publikimi fotos së Sali Berishës me Enver Hoxhën nxiti një debat, e vërteta jo për herë të parë, por këtë herë ishte më i zjarrtë sepse fotoja e publikuar ishte më e veçantë, e pa botuar deri sot dhe mbart vlerën e një dokumenti histrik. Saliu duket i ngazëllyer dhe i buzëqeshur si të kishte zënë qiellin e shtatë. Dokumenti sjell një ralitet që lidhet edhe me foto të tjera ku Saliu është në familjen e Enverit; pra janë disa foto-fakt. Këto fakte e përjashtojnë rastësinë, llogjika e thjeshtë flet se kemi të bëjmë me një veprim sistematik.
Ka ardhur momenti që Saliu të bëjë transparencë. Transparenca më shumë se detyrim moral është edhe ligjor. Nga këndvështrimi i disa ngjarjeve kulminante, ndodhur pas vitit 1990, transparenca është domosdoshmëri dhe nuk ka vend për nënvlerësim. Duhet të dimë kush është ish Presidenti, ish Kryeministri dhe ish Kryetari i Opozitës që ka dominuar tranzicionin politik të shoqërisë shqiptare gjatë 31 viteve.
Mungesa e transparencës mund të fshehij gjëra të llahtarshme që kanë ndodhur dhe ende mund të ndodhin! Kjo foto mund të jetë peta e fundit e një lakrori të prishur. Pyetja shtrohet troç: Për se e fshehu këtë foto dhe mohoi të kishte takuar Enver Hoxhen? Tek Hoxhatët shkonte se ia donte shpirti apo shkonte se e dërgonin me mission? Nëse e dërgonin me mission, të tregojë kush e dërgonte dhe çfarë misioni i ishte ngarkuar?!
Nëqoftëse shkonte sepse ia donte xhani, kjo është shumë normale për kohën dhe për rrugëtimin e Saliut në atë periudhë. Mirpo në realitetin e sotëm duhet ta flasim açik. Përse u dashka që disa ish anatrë të PPSH, qoftë edhe të thjeshtë, të shihen si djajtë e zinj, të anatemohen, kur një komunisti të thekur ti besojmë dekomunistizimin?! Nën flamurin e dekomunistizimt u dashka që të fshijmë nga faqja e dheut shqiptar gjithçka ka është krijuar në atë periudhe në histori.
Brezit të ri nuk i flitet fare kush ka qenë Shqipëria e viteve 1944-1990 me të këqijat dhe të mirat e veta. Flitet vetëm për diktaturë, uri e të uritur, krime e kriminelë dhe të persekutuar. Përse vallë dhe nga kush është ndërmarrë kjo fushatë diskriminuese për një brez të tërë dhe për një histori 45 vjeçare? Përse nën flamurin e dekomunistizimit shkatërruan një industri të tërë më së shumti e dobishme për ekonominë edhe në kushtet e ekonomisë së tregut?!
Me çfarë tagri dhe për çfarë qëllimi baltosen Lufta Nacional Çlirimtare, dëshmorët dhe heronjtë e sajë që, së bashku me aletatët, shkruan një epope të lavdishme e fitmtare? Ka vend për shumë pyetje por duhet të kuptojmë që dekomunistizimi nuk përligj asnjë nga aventurat rrënuese e kriminale që ndërmoën të ashtuquajturit demokratë pas vitit 1992.
Ja që një foto flet shumë për një njeri. I heq vellon e misterit, e nxjerr lakuriq para opinionit, e ballafaqon me gjithçka ka thënë e ka bërë për 31 vite. Një foto nuk është një shkrepje aparati. Është fiksim i një momenti të në jetën e gjithkujt. Por momenti mund të jetë edhe historik dhe në këtë rast është i tillë. Kjo foto-fakt flet shumë, pikërisht për këtë disa nxituan flakë për flakë të japin sqarime kozmetike për rrethanat në të cilën është shkrepur aparati.
Është një foto që iu ka shpëtuar nga duart për ta asgjësuar. Si e tillë na sjell mbi tavolinë një çelës për të hapur kutinë e pandorës për ngjarjet në vitet 1990-1992 dhe deri në ditët e sotme. Koha e afërt do të sqarojë kush ishin ata që u veshën me pardesy të bardha të cilët peshkuan në ujrat e turbullta duke mashtrur shqiptarët dhe aleatët perëndimorë.