SHBA është goditur nga një stuhi e fuqishme, duke shkaktuar të paktën 19 tornado në 5 shtete, sipas zyrtarëve. Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa kanë mbetur të plagosur në Monette, Arkansas, pasi një tornado goditi një azil, shkruan CNN

Në Tenesi, disa struktura u dëmtuan dhe një disa persona u bllokuan në Samburg, sipas shefit të policisë së qytetit të Unionit, Karl Ullrich. Fillback tha se policia nuk e dinte se sa persona ndodheshin në ndërtesë dhe as se sa njerëz mund të jenë ende të bllokuar brenda.

Guvernatori i Illinois JB Pritzker tha se ai kishte kontaktuar me kryetarin e bashkisë Edwardsville për ti ofruar ndihmën e nevojshme. Në Kentaki, policia e shtetit paralajmëroi se tornadot mund të kenë shkaktuar të paktën 2 viktima.

Dëme të konsiderueshme u raportuan në Mayfield, një qytet me rreth 10,000 banorë. Tornado u raportuan në Arkansas, Missouri, Tennessee, Kentucky dhe Illinois, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive të Administratës Kombëtare, raporton abcnews.al

Në përgjithësi, më shumë se 55 milionë njerëz në mbarë vendin janë të rrezikuar nga stuhitë e forta të premten. Nga fillimi i së shtunës, të paktën 157,000 persona mbetën pa energji elektrike në 6 shtete.

Nga mesi i mbrëmjes të së premtes, pesë orë tornado u raportuan nga Teksasi dhe Oklahoma, në Tenesi qendror dhe Kentaki. Më pas nga tornadot u përfshi edhe Nashville dhe Louisville, Kentucky.

Ndërkohë pjesë tjetër e vendit është përfshirë nga dëbora. Kjo i ka dhënë fund thatësirës rekord që qyteti kishte përjetuar që nga viti 1882.