Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, Komisioni për Rithemelimin e PD certifikon rezultatin.

Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale i ngritur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë publikuar rezultatin përfundimtar mbi pjesëmarrjen dhe votimin në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Sipas tyre, morën pjesë 43,879 anëtar, ndërsa pro shkarkimit të kryedemokratit ishin 43,385.

Njoftimi:

Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës.