Komisioni i Prokurimit Publik prezantoi ne datë 27 tetor Sistemin e parë elektronik të ankesave në Shqipëri. Përmes këtij sistemi të gjitha ankesat për procedurat e Prokurimit Publik, Prokurimit Publik për Rindërtim, Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat, Ankandeve Publike dhe Garave Konkuruese për Leje Minerare do të dorëzohen në formë elektronike përmes platformës unike qeveritare E-Albania.
Pas trajnimin në çdo qark, të hënën zhvillohet trajnimi për dy qarqet e fundit, të Tiranës dhe Durrësit. Me anë të një njoftimi për mediat KPP bën me dije se:
Njoftim
Pas prezantimit të Sistemin e parë Elektronik të Ankesave, Komisioni i Prokurimit Publik po zhvillon seanca trajnimi në të gjitha qarqet e vendit për çdo operator ekonomik dhe autoritet kontraktor, të cilëve ju është mundesua një proces regjistrimi online, për mundesimin e aksesesit ne keto seanca trainimi.
Ditën e hënë datë 13 dhjetor, ora 10:30 në mjediset e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet trajnimi për të gjithë Operatorët Ekonomikë dhe Autoritetet Kontraktore të qarqeve Tiranë e Durrës.
Faleminderit