Megjithëse Bora Zemani u shpreh publikisht se ishte në pritje të ish-partnerit të saj, Donaldit, për të dalë nga reality-show dhe mbase për të rinisur marrëdhënien e tyre, Donaldi zhgënjeu prezantuesen.

Ai nisi një marrëdhënie romantike në shtëpi me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke e bërë kështu “trekëndëshin” Bora-Donald-Beatrix më të përfolurin e momentit.

Gjithë kjo situatë është komentuar edhe nga persona publikë e këtë radhë është reperi Stresi, i cili dha mendimin e tij.

“Doni opinionin tim? Bora Zemani është queen (mbretëreshë)”,- ka shkruar reperi.

Stresi më parë ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e tij ku dhe ka treguar dy arsye pse nuk do të donta që ta provonte këtë eksperiencë.

Ai ka publikuar në InstaStory një foto të Donaldit, dhe ka shkruar se njëra arsye pse nuk do të bëhej pjesë është se aktori është banor i shtëpisë, duke shtuar se ai është i duhuri për atë format.

Po ashtu ai tregoi se ky program nuk është i përshtatshëm për të.,-shkroi ai.

Ai gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e tij përshtypjet e para mbi programin. Reperi ka publikuar një foto të konkurentëve në ‘Instastory’ ku duket se është “zhgënjyer” nga ky reality show”.

“Prisja diçka wow në këtë Big Brother VIP” ka shkruar reperi.