Në një episod të librit të ri të Zlatan Ibrahimovic, suedezi ka folur për atë që nuk i ka pëlqyer nga Manchester United, ku ka luajtur nga 2016 në 2018.
“Të gjithë e konsiderojnë United një klub të madh, një nga më të pasurit dhe më të fuqishmit në botë, dhe unë e mendoja njësoj nga jashtë. Megjithatë, sapo kam shkuar atje kam zbuluar një mentalitet të mjerë”, ka shkruar sulmuesi i Milan-it.
“Një herë, kur isha në hotel me skuadrën para një ndeshjeje, kam patur etje. Kam hapur minibarin dhe kam marrë një lëng frutash. Ndeshja kishte përdfunduar. Jemi kthyer në shtëpi. Pas pak më ka ardhur rroga.
“Zakonistht nuk e shihja zarfin, por atë herë, nuk e di pse jam bërë kureshtar dhe kam parë se një sterlinë më ishte hequr nga roga. I kam telefonuar menaxherit dhe i kam kërkuar informacione.
“Më ka thënë se sterlina ishte hequr për shkak të lëngut të frutave të marrë nga minibari. E pyeta nëse po bënte shaka. Por e kishte seriozisht. ‘Nesë merr diçka këtu, duhet të paguash’, dhe unë i kam thënë: ‘Ok, por nuk kam shkuar vetëm në hotel. Nuk isha me pushime, por për punë. Nëse duhet të luaj dhe kam etje, duhet të pi. Në Itali nuk ndodh kurrë një gjë e tillë”.
Dhe ka më shumë:
“Çdo ditë te Mannchester më kërkohej të tregoja kartën time të iidentitetit për të shkuar në fushën e stërvitjes. Një herë i tashë rojes: ‘Dëgjo, mik, është një muaj që vij këtu çdo ditë. Jam lojtari më i mirë në botë. Nëse nuk më njeh akoma, atëherë ke zgjedhur punën e gabuar”, ka shkruar Ibrahimovic në librin autbiografik “Adrenalinë”.