Në selinë e Partisë Demokratike ka patur tensione këtë pasdite. Deputetja Albana Vokshi e cila është pjesë e grupit të Rithemelimit ka deklaruar për mediat se i kanë ndërruar bravën e zyrës. Vokshi shprehet se ka pasur dokumente origjinale të LDG ndërsa shton se ky veprim është bërë pa dijeninë e saj dhe të askujt. Ndër të tjera Vokshi deklaron se ky veprim është uzurpues dhe jo europian.
“Shpërthimi i dyerve të LDG, dhe ka zëvëndësuar bravat. Në këtë zyrë ndodhet një pjesë jo e vogël e historisë së LDG. Çdo informacion dhe dokument zyrtar e origjinal, nuk po flas për sendet e mia personale. Ky veprim është bërë pa dijeninë tonë, veprim i dhunshëm, uzurpues, jo qytetar, jo dinjitoz. Janë të pavarura nga strukturat dhe lidershipi i PD.”-tha Vokshi.
Dy ditë më parë, kur Sali Berisha u fut në selinë e PD-së, Këlliçi denoncoi se i kanë humbur sende personale në zyrat e PD-së, duke akuzuar Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin. Ai paralajmëroi se nuk do të ishte çudi nëse kamerat e sigurisë do të ishin fshirë. Policia nuk ma marrë akoma persona në pyetje pasi denoncimi i Këlliçit nuk i referohet emrave konkret. Në vazhdim, bashkë me prokurorinë pritet të vijohet me hetimet për ngjarjen.