Twitter po ndryshon videot e postuara në rrjetin social duke iu shtuar titrat. Kjo risi do të jetë për sistemet iOS e Android si dhe në rrjet. Titrat do të jenë automatike dhe në “pjesën më të madhe” të gjuhëve të botës.

Por, ka vetëm një kleçkë në gjithë këtë: titrat do t shfaqen në videot e reja të ngarkuara, jo të mëparshmet. Videot e vjetra do të vazhdojnë të mos kenë titra.

Gjithashtu nuk ka një mënyrë për të raportuar titrat e pasakta, ka njoftuar një zëdhënës i Twitter, ndonëse këta të fundit deklarojnë se po kërkojnë mënyra të përmirësimit të shërbimit për personat me aftësi ndryshe (Accessibility).

Për këtë të fundit, Twitter po përkushtohet gjithnjë e më shumë pas përditësimit të postimeve zanore pa titra në vitin 2020. Ky përditësim mori ankesa të shumta pasi nuk ishte i përshtatshëm për të gjitha kategoritë dhe më pas doli në dritë që kompania nuk kishte një skuadër të dedikuar, gjë e cila ka ndryshuar.