Dojna Mema është një nga prezantueset shqiptare, e cila gjithmonë e ka mbështetur figurën e gruas, si edhe ndan problematika të ndryshme me ndjekësit e saj.

Sot ajo shpërndau në Instagram, foto nga libri shqiptar: Fjalë të urta të popullit shqiptar” (viti 1983)

Më ra në dorë sot një vëllim i “Fjalë të urta të popullit shqiptar” (viti 1983)
Qasja ndaj figurës së gruas apo vajzës së re më bëri të reflektoj mbi shumë plagë aktuale të shoqërisë sonë. Po i ndaj me ju disa fragmente edhe pse nuk ka vend për shumë komente ?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Pati disa komente nga persona të njohur si psh Arbana Osmani, apo Semi Jaupaj që u shokuan nga këto fjalë të urta.

Dojna shpesh ka treguar se është shumë e ndjeshme ndaj Shqipërisë dhe etapave, në të cilat kalon shoqëria jonë.

Kujtojmë se Dojna është një ndër ato që ka ngritur zërin për vrasjen e Klodianit, duke ju vënë në dukje gjithë qytetareve faktin se kur vjen puna tek një i huaj ne i dalim në mbrojtje, ndërsa para ngjarjeve që ndodhin në vendin tonë heshtim. Në fund ajo shprehet se ka respekt për uniformat blu si mbesa e dy gjyshërve oficerë dhe vajza e një oficeri policie, por në këtë rast nuk kishte si të mos revoltohej.

“Fatkeqësisht çdo ditë në Shqipërinë time me popullin tim me bën të kuptoj atë që s’ dua të besoj: “Vazhdojmë të jemi po te njëjtët që hidhnin plehrat nga ballkoni, sepse rëndësi ka ç’ ndodh në shtëpinë tonë, varja pallatit, qytetit, Shqipërisë! Mua më intereson shtëpia ime dhe ajo qe ç ‘ndodh në Itali, France, Gjermani, Amerike. Ata janë ‘të jashtëm’ o vlla dhe te bën të ndihesh njëlloj si ta kur mbron kauzat e tyre. Se ç ‘ndodh ne Shqipëri s’më plas fare. Punë shqiptaresh!

Respekt për të gjithë policët që na mbrojnë çdo ditë, ata te vërtetët, ata qe bëjnë një prej profesioneve më vetëmohuese dhe pak të paguara. Jam mbesë e dy gjyshërve oficerë dhe vajza e një babai oficer policie. Të kesh uniformen blu është vokacion dhe se kam një respekt (gati adhurim) për atë uniforme jam kaq e revoltuar”, shkruan Dojna.