Valoni është larguar tashmë nga shtëpia e Big Brother Vip, por për të vazhdon ende të diskutohet. Edhe gjatë qëndrimit në shtëpi ai u përfol gjatë për një lidhje që kishte pasur me Einxhel Shkirën, megjithëse ai vetë i mohoi zërat sapo dol inga shtëpia dhe shkoi në studion e Big Brother Vip.
Por jo të gjithë banorët mendojnë se mes tyre nuk ka pasur asgjë. Meridiani ka thënë se Valoni i ka dedikuar një këngë Einxhelit dhe për këtë është shprehur shumë i bindur. Einxhel ka thënë se nuk e di për çfarë kënge bëhet fjalë dhe se nuk e ka dëgjuar.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Si përfundim Meridian ça kënge më kishte dedikuar Valoni mua?
Meridian: Kur të dalësh jashtë do e marrësh vesh.
Einxhel: Po mbase s’e shoh kur të dal jashtë.
Meridian: Do e shohësh, pse mbase s’do e shohësh.
Einxhel: Mbase nuk e ka nxjerrë gjëkundi.
Meridian: Po bën bujë në rrjetet sociale, s’e paska nxjerrë gjëkundi?!
Einxhel: Me t’vërtet?
Meridian: Po.
Einxhel: Më paska dedikuar një këngë Valoni dhe s’e kam dëgjuar.
Meridian: Ishte folur tre ditë rresht pa pushim.