Vazhdon sherri mes Silva Gunbardhit dhe Mandi Nishtullës, një sherr që ka nisur për fitimet në Youtube të këngës “Të ka lali shpirt”.
Në një intervistë ekskluzive për “D-Night” në RTV Ora, Mandi i Nishtullës i kthen përgjigje këngëtares ndërsa lëshon akuza të forta ndaj bashkëshortit të saj se i ka kërcënuar vajzat e tij.
“Nuk ia lë nga inati. Ma ka bërë padrejtësisht. E kam besuar. E kam fut në shtëpi. i kam lënë fëmijët e mi në krahë, ndërsa sot burri I saj merr në telefon vajzat e mia dhe i ofendon dhe thotë se do i nxjerrë në rrugë. Kaq gangster është ai! Ai duhet të mendohet mirë para se të flasë. Se ne sa jemi të mirë aq jemi dhe të këqinj. Respektin na e marrin për dobësi. Silva qan për lekët se nuk ka parë kaq shumë lekë”, tha Mandi.
Ndërsa Silva e ftuar pak ditë më parë në “Expuls”, u përlot nga akuzat. Silva nxorri kontratën dhe tregoi se ajo merr 10% të fitimeve nga klikimet e këngës, 0% i merr Dafi, 0% tekst-shkruesi dhe 90% të fitimeve i merr Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i Mandit.
“Jam prekur shumë, por nëse do vazhdoja të rrija e heshtur i bie të pajtohesha me faktin. Më kanë sharë hajdute, qorre ktheji lekët Mandit. Unë vetëm mirë kam bërë tek Mandi, madje kërkova 3 javë për veshjen e Mandit qe ai të dilte diç duhej në klip. Më kanë thënë kur*ë, kur këto gjëra i lexon nëna ime. Ç’kusur ka ajo. Ajo është e sëmurë me zemër me tension. Nëse Mandi do vazhdojë të flasë, unë do e hedh në gjyq”, u shpreh Silva e përlotur nga akuzat e duke deklaruar se Mandi e ka kërcënuar.